-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Për 17 vjet katër çerdhe”, zyrtarja e LDK’së i reagon Kurtit: Është për të ardhur turp, u ndërtuan 17

Kryeministri Kurti ka thënë se prej vitit 2003 deri në vitin 2020 janë ndërtuar 4 çerdhe, ndërkaq që nga ardhja e tij në pushtet janë ndërtuar 4 të tilla e 26 janë proces të punës.

“Nga viti 2003 deri në përfundim të vitit 2020, pra për 17 vite, janë ndërtuar gjithsej 4 çerdhe, Nga marrja e mandatit tonë 2021 e deri më sot struktura e çerdheve është si vijon: 4 çerdhe të përfunduara, 26 në proces të punës, 3 adaptime të shkollave në çerdhe në proces të punës dhe 8 çerdhe në proces të tenderimit. Sipas kësaj i bie që 850 për qind më shumë çerdhe janë në proces të ndërtimit ose të ndërtuara në periudhën 2021-2023 sesa në periudhën 2003-2020. A po e kuptoni se cila është kritika që na bëhet. Ata nuk mund të flasin për vete prandaj edhe shpifin për neve”, ka thënë Kurti.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zyrtarja e LDK’së, Jehona Lushaku- Sadriu.

Ajo ka thënë se “është për të ardhur turp kur një kryetar partie, që është edhe kryeministër, prezanton të pavërteta dhe elemente propaganduese në fjalime përmbyllëse”.

Lushaku- Sadriu ka shkruar në Facebook se nga viti 2003 deri në vitin 2020 janë ndërtyuar 17 çerdhe.

“Me një hulumtim të thjeshtë, me të dhëna të MASHT-it, mund të verifikohet se, që nga viti 2003 e deri në vitin 2020, janë ndërtuar 17 çerdhe e jo katër çerdhe. Vetëm në Istog, ishin ndërtuar pesë çerdhe gjatë kësaj kohe: në fshatin Vrellë, Banjë, Zllaq, e qytet;  në Gjilan katër çerdhe; në Lipjan tri çerdhe; Suharekë pesë çerdhe, etj.”

“Në fund, jo që 17 çerdhe janë mjaft për Kosovën e atyre viteve, por më e rëndësishme është të thuhen TË VËRTETAT dhe t’i japim fund MASHTRIMIT të qytetarëve me numra të pa qenë.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img