4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Britania dhe Gjermania bëjnë thirrje për një “armëpushimin e qëndrueshëm” në Gaza

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron dhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock kanë bërë një thirrje të përbashkët për një “armëpushim të qëndrueshëm” në Gaza.

Ai dhe ajo thanë se “shumë civilë janë vrarë” në Gaza dhe lufta “nuk mund të zvarritet”.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por, duke e bërë këtë, duhet t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar humanitar,” thanë Cameron dhe Baerbock.

“Izraeli nuk do ta fitojë këtë luftë nëse operacionet e tij shkatërrojnë perspektivën e bashkëjetesës paqësore me palestinezët. Ata kanë të drejtë të eliminojnë kërcënimin e paraqitur nga Hamasi. Por shumë civilë janë vrarë”.

Megjithatë, diplomatët e lartë nuk bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, raporton Al Jazeera.

“Qëllimi ynë nuk mund të jetë thjesht fundi i luftimeve sot. Duhet të jetë paqe që zgjat për ditë, vite, breza. Prandaj ne mbështesim një armëpushim, por vetëm nëse ai është i qëndrueshëm”, deklaruan Cameron dhe Baerbock.

Këto komente shënojnë një ndryshim të rëndësishëm në tonin nga qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe gjermane, të cilat thanë se Izraeli ka të drejtë për t’iu përgjigjur sulmeve të Hamasit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img