-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bora e madhe në Brezovicë, Durmishi: Rrugët janë të kalueshme

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se pas një pune të pandërprerë dhe të palodhshme, është hapur për qarkullim rruga për në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Përmes një postimi në Facebook, Durmishi ka bërë të ditur se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.

Tutje, zëvendësministri ka deklaruar se gjatë gjithë natës do të punojnë pandërprerë që në mëngjes të jenë të hapura edhe parkingjet në mënyrë që vizitorët ta frekuentojnë pa problem qendrën e skijimit.

“Duke i falënderuar punës së palodhshme të menaxherëve, që janë 24 orë në terren, dhe kompanive të mirëmbajtjes të angazhuar të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, rruga nga Brezovica në drejtim të qendrës së skijimit ishte mbyllur për shkak të reshjeve të dendura të borës që kanë mbuluar atë zonë, duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.

“Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të dendura të borës që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve, ndërsa është mbyllur tërësisht për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit, deri në pastrimin e rrugës nga kompania për pastrimin e rrugëve”.

“Policia e stacionit të Shtërpcës dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit është në Brezovicë dhe po orienton komunikacionin”, ka njoftuar policia gjatë ditë.

Gjithashtu, Ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se kanë intervenuar në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Siç thuhej në njoftim, një person ka pësuar arrest kardiak, dhe se ata kanë ndihmuar të bëhet transporti deri të autoambulanca.

“Pas reshjeve të pa ndërprera të bores në Qendrën e Skijimit në Brezovicë është shkaktuar një ortek afër Qendrës së skijimit i cili ka bllokuar automjetet”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img