Një ortek bore ka rënë në afërsi ë Qendrës së Skijimit në Brezovicë dhe si pasojë është bllokuar edhe rruga.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për Gazetën Insajderi se menjëherë është njoftuar kompania për mirëmbajtjen e rrugëve.
“Rreth orës 21:00 nga zyrtarët Parkut Kombëtarë “Sharri”, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informatë se në afërsi të Qendrës së Skijimit në Brezovicë ka rënë një ortek i vogël bore dhe ka bllokuar rrugën. Menjëherë është njoftuar kompania për mirëmbajtjen e rrugëve, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në pastrimin dhe lirimin e rrugës”, tha Veseli.