14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet në Serbi, ministri i Jashtëm shqiptar ka një mesazh për shqiptarët e Luginës

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka reaguar për zgjedhjet që do të mbahen të dielën në Serbi teksa ka apeluar shqiptarët e Luginës së Preshevës që të marrin pjesë masivisht.

Në një postim në platformën X, Hasani iu uroi gjithashtu fitore kandidatëve shqiptarë për deputetë.

“Të dielën, më 17 dhjetor, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të votojnë për të zgjedhur deputetët shqiptarë për Kuvendin e Serbisë. I ftoj ata të dëshmojnë unitet dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje. Votoni kandidatët shqiptarë, pasi kështu do të votoni për të ardhmen tuaj më të mirë, në mbrojtje të të drejtave tuaja, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe orientimit evropian.

Mos hezitoni, ruani kompaktësinë dhe vini interesat kolektive mbi interesat partiake! U uroj fitore kandidatëve shqiptarë”, shkruan Hasani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img