14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kastrati i PDK-së shfaqet me një babadimër pasi deputeti i VV-së e quajti Kurtin të tillë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka ironizuar me  kryeministrin Albin Kurti, pasi deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi e quajti “babadimër”.

Sipas Kastratit,  “babadimri Kurti” nuk ka ndarë para nga buxheti i vitit 2024 për komunën e Skënderajt,  ndërsa në komunën e Prishtinës ndau vetëm nga 10 euro për kokë banori, ndërsa nga 103 euro i ndau për kokë banori në Shtimje, pasi sipas tij e kan votuar VV-në.

Tutje ka pyetur se ku është zëri i deputetëve të VV nga Prishtina, Ferizaj e Kaçaniku, pasi në këto komuna nuk kanë përfituar nga buxheti.

Postimi i plotë:

Miq,

ZERO cent për Skënderaj, sepse ata i dhanë Adem Jasharin Kosovës.

Sipas KQZ-së:

në Prishtinë 71.873 qytetarë e kanë votu VV-në.

Atyre BABADIMRI ju ndau vetëm nga 10 euro për kokë banori, ndërsa nga 103 euro i ndau për kokë banori në Shtimje (10 fish më shumë);

URIME KRYEQYTETASVE!

Sipas KQZ-së:

në Ferizaj 35.158 qytetarë e kanë votu VV-në. Atyre BABADIMRI ju ndau ZERO cent;

Sipas KQZ-së:

në Kaçanik 9.854 qytetarë e kanë votu VV-në. Atyre BABADIMRI ju ndau ZERO cent;

Ku është zëri i deputetëve të VV nga Prishtina, Ferizaj e Kaçaniku ???

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img