Politikania serbe, Rada Trajkovic, e ka quajtur “reagim interesant” në njoftim të sotëm të KFOR-it rreth gatishmërisë së shprehur nga misioni paqeruajtës i NATO-s për ruajtjen e sigurisë në Kosovë për të gjitha komunitetet pa përjashtim, shkruan Express.
“Një paralajmërim diskret interesant i sapo publikuar nga KFOR-i”, ka shkruar Trajkoviq, duke bashkëngjitur një pjesë të njoftimit të KFOR-it.
KFOR-i sot ka publikuar një njoftim duke shprehur gatishmëri për ofrimin e sigurisë në Kosovës bazuar në Rezolutën 1244 të KS dhe kanë potencuar se nga afër janë duke e monitoruar dhe vlerësuar situatën e sigurisë./Express/