5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonci në ShBA, shumë vizita në DM – takon edhe zyrtarin e Ushtrisë për blerje ushtarake

Në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është pritur në Departamentin e Mbrojtjes nga zëvendës-sekretarja e Mbrojtjes, Sasha Baker, ndihmës-sekretarja e Mbrojtjes për Çështje Ndërkombëtare të Sigurisë, Celeste Wallander, ndihmës-sekretarja e Mbrojtjes për Evropë dhe NATO, Lisa Sawyer si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të këtij departamenti.

Sipas Maqedoncit, zëvendës-sekretarja Baker ka shprehur “mirënjohje të thellë për kontributin e Kosovës për stabilitetin e regjionit të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen që Kosova po jep për luftën e drejtë të popullit të Ukrainës kundër agresionit rus”.

Në takim, ministri i Mbrojtjes tha se u diskutua për raportet bilaterale ushtarake, planin e tranzicionit, mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në aspektin e trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta si dhe konsultimet rreth planit bilateral të mbrojtjes që do të diskutohet në fillim të vitit 2024.

“Gjithashtu në takim ri-konfirmuam synimin e përbashkët për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes si dhe vazhdimin e koordinimit të përbashkët për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në regjion dhe më gjerë”, tha Maqedonci.

Vizitën në Departamentin e Mbrojtjes, ministri i Mbrojtjes tha se e vazhdoi me takimin me Douglas Bush, ndihmës-sekretar i Ushtrisë së ShBA-së për blerje ushtarake, logjistikë dhe teknologji.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri ynë kryesor strategjik”, tha në fund, ministri Ejup Maqedonci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img