Afati për konvertimin e targave ilegale serbe në ato legale, RKS, përfundon sot dhe nuk do të zgjatet më.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Sot përfundon, nuk do të ketë zgjatje të afatit më. Deri më sot janë konvertuar gjithsej 3 mijë e 400 targa”, është shprehur Elshani.
Qeveria e Kosovës herën e fundit, më 30 nëntor, e zgjati afatin për konvertimin e targave edhe për 15 ditë.