Ballkani sonte luan ndeshjen e fundit në Conference League, e cila është vendimtare për kualifikim.
Kampioni i Kosovës do të jëtë mysafire e skuadrës kroate, Dinamo Zagreb, shkruan IndeksOnline.
Ballkani ka ende shpresa për kualifikim, pasi i nevojitet fitorja që të zë vendin e dytë në Grupin C, me kusht që në ndeshjen tjetër, Viktoria Plzen të fitojë ose barazojë më skuadrën e Astanas.
Ndeshja zhvillohet në ‘’Stadion Maksimir’’, më fillim nga ora 21:00./IndeksOnline/