Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në seancën e radhës plenare.
Në seancën që pritet të fillojë në orën 10:00, në rend dite është vetën Shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024.
Kujtojmë që më 16 nëntor, Kuvendi me 62 vota për ka miratuar në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024.
Në votim nuk morën pjesë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ata të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Projektligji është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 31 tetor, ndërsa shuma e paraparë buxhetore kap vlerën e mbi 3.3 miliardë eurove – nga 3.2 miliardë sa ishte në vitin 2023.
Nga kjo shumë, mbi 1 miliard euro parashihet të shkojnë për subvencione dhe transfere, mbi 850 milionë euro për shpenzime kapitale, mbi 800 milionë euro për paga dhe shtesa dhe afër 500 milionë euro për mallra dhe shpenzime.