4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi akuzon opozitën për deklaratat për draftin e Asociacionit: Është në vijë me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, teksa deklaroi se Qeveria nuk e ka pranuar draft-statutin e Asociacionit, pati disa akuza edhe për opozitën në vend.

Bislimi tha se procesi i veprimeve në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit i ka disa faza kur bëhet fjalë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe sipas tij njëra prej fazave është dakordimi i që një draft ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ai akuzoi opozitën e tanishme për deklaratat e tyre rreth Asociacionit, duke thënë se “ka disa shembuj që opozita është në një vijë me Serbinë”.

“Diku në draft përmendet. Për këtë përgjigjen ata që e kanë hartuar. E kemi pasur lehtë, ndoshta më të lehtë të ballafaqohemi me Vuçiqin, kur kanë thënë se edhe opozita juaj mendon sikurse Serbia, e ju mendoni ndryshe. Pyesni Lajçakun pse na e ka thënë këtë akuzë. Por nëse kjo që po e bëjmë tani ose na është prezantuar tani qenka SuperZajdenicë, ku është problemi te Vuçiqi, i cili po thotë se nuk po e dua këtë SuperZajednicë por po e dua atë Zajdenicën e Isa Mustafës”, ka shtuar Bislimi në televizionin publik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img