9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Von der Leyen: Kosovës dhe Serbisë u është kërkuar përmbushja e angazhimeve në kuadër të dialogut

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka treguar se në samitin e së mërkurën BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Bruksel, Kosovës dhe Serbisë u është kërkuar që të përmbushen angazhimet në kuadër të dialogut.

Von der Leyen tha se dy shtete kanë bërë hapa të rëndësishëm me marrëveshjen e Ohrit, që do të zbatohet nga dy palët.

“Si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, është rruga përpara dhe përmbushja e angazhimeve në kuadër të dialogut të BE-së. Ata kanë bërë hapa të rëndësishëm përpara këtë vit me marrëveshjen e Ohrit, e cila tani duhet të zbatohet dhe e mirëpres shumë uljen e tensioneve në veri të Kosovës në veçanti për rrymën dhe përgatitjen për zgjedhje të parakohshme komunale”, ka thënë ajo.

Ajo po ashtu tha se duan të hapin negociatat sa më shpejtë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa me Bosnje e Hercegovinën pasi të plotësohen kriteret e anëtarësimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img