4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bashkimi Evropian tregon se kur do t’ia heq masat Kosovës

Më 12 dhjetor Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar konkluzionet për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Në konkluzionet e Këshillit, përmenden edhe masat që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës si rezultat i mosplotësimit të kërkesave të Përfaqësuesit të Lartë të bëra publike më 3 qershor.

Në konkluzione thuhet se BE-ja është duke i mbajtur në fuqi masat ndaj Kosovës për shkak të mungesës së veprimeve për të de-eskaluar situatën në Veri të Kosovës dhe kanë thënë se Brukseli mirëpret faktin që janë marrë disa veprime në atë drejtim.

Gjithashtu në konkluzë të Këshillit thuhet se BE-ja qëndron e gatshme që t’i heq këto masa në rast të progresit në përmbushjen e kushteve ekzistuese të BE-së. Këshilli ka rikujtuar se s’do ta lë në harresë çështjen e plotësimit të kushteve dhe do t’i rikthehet për trajtim bazuar në raportine Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borell.

“Këshilli rikujton se në përputhje me deklaratën e 3 qershorit të Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së, BE-ja po zbaton masa të kthyeshme ndaj Kosovës për shkak të mungesës së veprimeve vendimtare për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës. Këshilli mirëpret që Kosova ka ndërmarrë hapa drejt përmbushjes së disa prej kërkesave të BE-së. Këshilli rikujton se BE-ja është e gatshme të heqë masat në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave ekzistuese të BE-së. Këshilli do të mbetet i kapur për këtë çështje dhe do t’i rikthehet në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë mbi përmbushjen e këtyre kërkesave”, thuhet në dokumentin zyrtar të publikuar në faqen e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Pjesë e dokumentit të Këshillit të BE-së

Josep Borell më 3 qershor 2023 kishte treguar kërkesat e BE-së për de-eskalim të situatës në Veri të Republikës së Kosovës.

“Presim që Kosova të veprojë në mënyrë de-përshkallëzuese dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje”, thuhej në qëndrimin e 3 qershorit./GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img