-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Suhareka e fundit në shpërndarjen buxhetore, Muharremaj: U diskriminuam, por do të mundohemi t’i kryejmë punët

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj tha se ndihen të diskriminuar nga Qeveria në shpërndarjen e fondeve për investime kapitale.

Muharremaj tha në Frontal në T7 se bizneset e Suharekës i paguajnë shumë para tatim Qeverisë, e cila, sipas tij, nuk ua kthen në të njëjtën mënyrë.

“Bizneset e Suharekës që i paguajnë tatim Qeverisë së Republikës së Kosovës janë pas Prizrenit menjëherë. Do me thënë japim një financë shumë të madhe, mirëpo mjetet që na kthehen janë shumë të vogla”, tha ai.

Por Muharremaj nuk deshi të ankohej shumë. Tha se me buxhetin komunal do të mundohen që t’i kryejnë “punët me sukses”.

Për Shtimen e udhëhequr nga LVV-ja, Qeveria ka paraparë që në buxhetin e vitit të ri t’i ndajë 102.15 euro për kokë banori. Ndërsa për Suharekën, janë ndarë 1.77 euro për kokë banori.

“Ndoshta kanë pasë nevojë më shumë Shtimja. Ne në Suharekë punojmë më shumë. Mirëpo unë mbroj interesin e qytetarëve të Suharekës”, tha Muharremaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img