-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryesindikalisti i Policisë: Do të kërkojmë takim më Qeverinë ose do të protestojmë sërish

Më 9 dhjetor, njësiti më elitarë i Policisë së Kosovës, ka mbajtur protestë para ndërtesës së Qeverisë.

Pakënaqësia e tyre ka qenë lidhur me kategorizimin si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të përcaktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe që të ketë shtesa për kushte specifike të punës.

Kjo protestë ka qenë e dyta me radhë për njësitin, pasi e para u mbajt më 1 nëntor.

Protestës së 9 dhjetorit iu bashkua edhe Sindikata e Policisë.

Kreu i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri tha se asnjë ftesë nuk kanë pranuar nga Qeveria. Ai thotë se do të kërkojë takim me Kurtin. Zeqiri ka kërkuar nga Qeveria aktuale të reflektojë karshi njësitit policor.

“Qeveria është dashtë me reagu pozitivisht nuk dua me i humb shpresat në ta. Por është dashtë me na thirr me biseduar edhe neve si sindikatë, mbas protestave nuk kemi pasur ftesë. Sindikata jonë ndoshta ja adreson një kërkesë me shkrim për takim me Qeverinë”, ka thënë ai.

Sipas Zeqirit, pakënaqësitë e njësitit elitar duhet të zgjidhet me dialog e jo me protesta.

Ai thotë se nëse nuk ndërron qasja e Qeverisë, në protestë s’do të jenë prezent vetëm kjo njësi.

“Qeveria duhet të reflektojë dhe me i zgjedh problemet në tavolinë e jo në rrugë dhe me i realizu disa nga kërkesat që të ecët me dialog, e jo me protesta. Por nëse vazhdon kështu protesta s’do te jetë veç me njësitin FIT dhe ne do t’i mbështesim”, theksoi Zeqiri për FrontOnline.

Kreu i Sindikatës së Policisë tha se zbritja e shtesës së rrezikshmërisë ka ndikuar edhe në paga.

Ndalimi i shtesave, sipas Zeqirit, s’është dashur të ndodh.

“Është zbritur shtesa për rrezikshmërinë në pagë, zbritja e saj është edhe zbritje page, tek paga bazë kemi ngritje por kur vjen largimi për shtesat edhe disa shtesa tjera atëherë kthehen pagat siç kanë qenë ose me një ngritje të lehtë. Tek një kategori tjetër kemi zbritje të pagës nga grada major e lartë. Ndalimi i shtesës për rrezikshmëri nuk është dashur të ndodh”, thotë ai.

Nga njësiti elitar i Policisë së Kosovës ishte paralajmëruar edhe një protestë më 7 nëntor, por po atë ditë Policia njoftoi se protesta është pezulluar përkohësisht. Ky vendim erdhi pasi kryeministri Kurti u premtoi atyre takim zyrtar për t’i diskutuar kërkesat e tyre dhe për të gjetur një zgjidhje.

Takimi mes tyre u mbajt, por pa ndonjë rezultat.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img