11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete një 54-vjeçar në banesën e tij në veri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në një banesë në Mitrovicën Veriore, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Policia tashmë ka nisur hetimet dhe vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë.

Bëhet fjalë për një 54-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku konstatoi se viktima ishte pa shenja jete dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri ka jetuar i vetëm dhe ka vuajtur nga një sëmundje.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Vdekje e dyshimtë” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img