Presidentja Vjosa Osmani sot është takuar me deputeten britanike, Alicia Kearns, në Forumin e Dohas në Katar.
Ajo, me anë të postimi në platformën X, ka theksuar se e ka falënderuar Kearns për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
“Diskutime me kohë me një mike të dashur të Kosovës, Alicia Kearns”.
“Në Forumin e Dohas, diskutuam për zhvillimet e sigurisë në rajon, si dhe mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin Kosovë-Britani”, ka thënë Osmani./Klankosova.tv