0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Mosmarrëveshje e madhe mes Përparim Ramës e LDK’së, kryetari i Prishtinës acarohet me partinë e Lumir Abdixhikut

Bojkoti i grupit të asamblistëve të LDK’së në Komunën e Prishtinës i seancës së të enjtes ku nga PDK e LVV u votua falja e 75 eurove nga tatimi në pronë për vitin 2023, ka shkaktuar përplasjen më të madhe deri më tani mes partisë së Lumir Abdixhikut dhe Përparim Ramës.

I pari i Prishtinës ka qenë pro një vendimi që banorëve të kryeqytetit t’u falet një pjesë e tatimit në pronë, madje ka propozuar edhe një formulë të tij për këtë gjë, por që nuk ka marrë mbështetjen e partisë e cila e kandidoi për të parin e kryeqytetit.

Madje, asamblistët e LDK’së, me urdhrin e partisë së tyre dhe pa marrëveshje me Kryetarin Rama, kanë bojkotuar krejtësisht seancën e 7 dhjetorit ku u shqyrtua dhe votua falja e tatimit në pronë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pati propozuar që të falet çdo ndryshim i vlerës së tatimit në pronë nga viti 2022 në vitin 2023, prej 0 deri në 100 euro. Por ky propozim i tij nuk u mbështet as nga LDK-ja që ishin kundër që prishtinasve t’u falet ndonjë cent i tatimit në pronë, e që rezultojë me bojkot të seancës së Kuvendit Komunal.

Kështu, veprimi i Asamblistëve të LDK’së për bojkot të kësaj seance të jashtëzakonshme pos që u kritikua nga partneri qeverisës i Ramës në komunën e Prishtinës – PDK-ja – dhe opozita LVV, AAK e AKR, ka acaruar edhe kryetarin e Prishtinës. Madje, siç ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net, pas këtij zhvillimi, Përparim Rama është një hap larg largimit nga siç e quan ai dhe njerëzit e afërt me të, “partneriteti i ngushtë” me LDK’në për të qeverisur me kryeqytetin.

Rama qysh të enjten është duke shqyrtuar ndërprerjen e marrëveshjes me LDK’në dhe kryetarin e saj Lumir Abdixhiku, derisa sot ose nesër pritet të marrë vendimin final, i ka thënë gazetës online Reporteri.net një burim i mirinformuar brenda LDK’së.

I kontaktuar nga Reporteri.net, Përparim Rama nuk është përgjigjur të hënën në thirrjet e gazetës. As nga LDK-ja askush s’ka pranuar të flasë rreth kësaj çështje.

Çështja e faljes së tatimeve në pronë erdhi si rrjedhoje e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila javë me parë vendosi që vendimi i Qeverisë së Kosovës për faljen e tatimit në pronë përmes ndryshimeve në Ligjin për tatim në pronë, nuk cenon përgjegjësitë komunale.

Vendimi i Qeverisë propozon faljen e tatimit në pronë nga Komunat, por vendimin për këtë ua lë në domen komunave përmes votimit në asambletë komunale.

Arkitekti nga Londra, në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021, u kandidua nga LDK’ja për Kryetar të Prishtinës, të cilat edhe i fitoi në balotazh me Arben Vitinë e LVV’së.

Me të ardhur në krye të Prishtinës, Rama nuk është se e ka definuar mirë “statusin” e tij në LDK, herë duke u deklaruar si pjesë e saj e herë si veç bashkëpunëtor për Prishtinën i partisë së Lumir Abdixhikut. Ky i fundit, ndonëse Përparim Rama qeverisë me komunën më të rëndësishme në vend – siç është kryeqyteti – të parin e saj nuk e ka përfshirë as si anëtar të thjeshtë në kryesinë e re të partisë së tij/Reporteri.net.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img