Tashmë dhe është zyrtare, skuadra e Milanit e ka rikthyer sërish në radhët e veta sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovc, por kësaj radhe jo si lojtar, raporton Sinjali.
Ibrahimovic po bën rikthimin e tij të tretë në klubin italian të futbollit AC Milan, këtë herë jashtë fushës si këshilltar i pronarëve të ekipit dhe partner operativ për ‘RedBird’, sponsori që kontrollon ekipin e Serisë A.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.
Kurse Ibra tha se ndihet i lumtur për këtë rikthim dhe se zemra e tij gjithmonë ka qënë me klubin e Milanit.
“Dashuria ime për Milanin është gjithmonë e fortë. Ishte një ëndërr të kthehesha sërish. Unë do të ndihmoj AC Milan dhe Red Bird në fusha të ndryshme”, tha ai.