Deputeti i Bundestagut gjerman, Nils Schmid është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Schmid që është edhe zëdhënësi i politikës së jashtme të SPD-së, ka shkruar për këtë takim në platformën ‘X’.
“Ballkani Perëndimor i përket BE-së. Në bisedë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe e falënderova për angazhimin e tij të palodhshëm për një Kosovë të lirë dhe demokratike dhe përkushtimin e tij ndaj Procesit të Berlinit”, ka shkruar ai në ‘X’.