-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Specialja konfirmon se po kryen aksion në Kosovë

Prokuroria Speciale në Hagë është duke zhvilluar ditën e hënë një aksion në Kosovë.

Lajmi për Gazetën Online Reporteri.net është konfirmuar edhe nga vet Specialja.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë”, ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi Christopher Bennett.

Mëngjesin e sotëm nga ky operacion raportohet se është arrestuar Haxhi Shala.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi si dhe Jakup Krasniqi, ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Gjykimi ndaj tyre ka filluar në prill të këtij viti dhe deri tani kanë dëshmuar 37 dëshmitarë të prokurorisë, ndërsa në total ZPS-ja ka paralajmëruar mbi 300 dëshmitarë në këtë proces gjyqësor.

Në këtë gjykatë po zhvillohen edhe procese kundër administrimit të drejtësisë, për çka deri tani janë shpallur dy vendime fajësie.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img