Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona shtetas të huaj dje në Zveçan.
Ata ndaluan pasi që kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë.
“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj, pasi që me veturë kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës”.
Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar .
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia