-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Barcelona po kërkon mesfushor fundor që lidh repartet, tri opsionet e klubit blaugrana

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona po kërkon një lojtar të tipit ‘Yaya Toure’ që ta afrojë në radhët e veta në verën që po vjen. 

Lojtari në fjalë do të duhet të ishte i fortë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Duke pasur parasysh preferencën e Frenkie De Jong dhe Pedri për rolet krijuese, ka një boshllëk në pozicionin numër gjashtë që duhet plotësuar.

Oriol Romeu nuk i ka përmbushur pritjet deri më tani dhe Barça ka identifikuar tre kandidatë të mundshëm për ta zëvendësuar atë.

Bruno Guimaraes

Braziliani, i cili aktualisht është në Neëcastle, pretendoi në fillim të këtij viti se do të donte të luante për Blaugrana. Gjithashtu u zbulua se 26-vjeçari ka një klauzolë të veçantë në kontratën e tij që do t’i lejonte atij t’i bashkohej Barçës për një çmim relativisht të ulët – 65 milionë euro, ndërsa vlera e tij në treg qëndron në 85 milionë euro.

Youssouf Fofana

Një tjetër mesfushor që është në sy të Barcelonës është 24-vjeçari Fofana i Monacos, që tashmë ka tërhequr vëmendjen në futbollin francez.

Ai ka demonstruar shkathtësi dhe mund të jetë një opsion solid i gjithanshëm për ekipin. Çmimi për lojtarin është 25 milionë euro modeste.

Amadou Onana

Lojtari 22-vjeçar luan te Everton dhe ka fituar edhe ftesën e Kombëtares së Belgjikës. Onana shquhet për gjatësinë e tij (1.95 m) dhe praninë e fortë në fushë.

Për ta marr në Camp Nou, Barça do të duhet të paguajë deri në 50 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img