Të shtëna me armë u shkrepën dje në fshatin Leshan të Suharekës, me ç’rast Policia ka intervenuar për të hetuar rastin.
Raportohet se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në të dyshuarin, i cili ka pranuar se ka shtënë me armë në ajër për një aheng familjar.
Arma bashkë me gëzhojat e gjetura në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, teksa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.
Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që 46-vjeçari të hetohet në liri për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.