-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Do të shkoj në takim te Osmani, ndonëse ende s’kam pranuar ftesë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do të merr pjesë në takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për të diskutuar në lidhje me draft-statutin e Asociacionit.

Abdixhiku tha se qëndrimi i LDK-së në lidhje me draft-statutin nga leximi i tij i parë si kryetar i partisë është se ai paraqet një autonomi të zgjeruar territoriale me tendencë drejt federalizimit.

“Ajo çfarë unë shqetësohem unë është me pa përgjegjësinë e qeverisë, të cilët tek tani e kanë kuptuar atë që ne ua themi vazhdimisht. Unë gëzohem kur tani më në fund thonë se Kosova është dashur që ta bëjë vetë draft-statutin e Asociacionit, por kjo është pikërisht gjëja që ne e kemi thënë tash e sa vite”.

“LDK-ja është e shqetësuar për këtë dhe këto shqetësime do t’i bëjmë edhe në takimin eventual te presidenca, ndonëse s’kam marrë ende ftesë për një takim të tillë”, tha Abdixhiku.

Më tej, kreu i LDK-së tha se fatkeqësia e madhe është se Kosova po humb shumë pozicion, po futet në obligime ndërkombëtare e që më pas, sipas tij, po bëhen kritere për Kosovën.

Kujtojmë se sot, LDK-ja e ka mbajtur Këshillin e parë të Përgjithshëm të partisë, ku edhe është zgjedhur kryesia e re e partisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img