-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Bali Muharremaj: Asnjë cent rritje për investime kapitale nga qeveria për Suharekën

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se komuna që ai drejton nuk ka përfituar asnjë cent rritje të investimeve kapitale nga ndarja e buxhetit të qeverisë për vitin 2024.

Muharremaj tha se nga ndaja e buxhetit të qeverisë për vitin 2024 ka rritje në paga dhe mëditje, por jo në investime kapitale.

“Sa i përket buxhetit për vitin 2024 rritje tek investimet kapitale nuk kemi asnjë cent. Ka rritje tek pagat dhe mëditjet. Këta po thonë që kemi rrit buxhetin nëpër komuna, mirëpo ato shkojnë të gjitha në paga dhe mëditje për shkak të ligjit që është në fuqi”, tha ai.

Në lidhje me ndërtimin e stadiumit të futbollit në Suharekë, Muharremaj ka theksuar se buxheti prej 100 mijë eurove i ndarë për vitin 2024, për këtë stadium është i pamjaftueshëm, ku sipas tij, me një buxhet të tillë, sot nuk mund të ndërtohet asnjë sallë sportive për shkollat fillore.

I pari i Suharekës ka shtuar se qëllimi i tij është që të rinjtë e kësaj komune të orientohen drejt sportit dhe kulturës, në mënyrë që ata të mos e braktisin vendin, në të kundërtën në vitet e ardhshme, largimi i tyre do të paraqet problem të madh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img