Një grua pranoi një faturë restoranti prej afro 60 mijë eurove për shkak të një gabimi në rrjetet sociale.
Teksa po darkonte me miqtë e saj në një restorant në Kunming, ajo shkrepi një fotografi të ushqimit, të cilën e ndau me ndjekësit e saj në aplikacionin kinez WeChat.
Por, aksidentalisht në foto u përfshi edhe kodi QR i tavolinës, që do të thotë se kushdo kishte qasje për të porositur nga tavolina e saj.
South China Morning Post raportoi se një nga ndjekësit e saj kishte porositur në mënyrë anonime mijëra pjata ushqim, raporton themirror.
Kjo rezultoi që fatura të kapte vlerën e 430 mijë juanëve (afro 60 mijë euro).
Për fat të mirë, restoranti e kuptoi se çfarë kishte ndodhur dhe e zhvendosi atë në një tavolinë tjetër, që të kuptonin se cilat porosi ishin të rreme, raporton themirror.
Gjithashtu asaj iu lejua që të mos paguante faturën e shtrenjtë.
Që nga ky incident, thuhet se restoranti ka ndryshuar sistemin e porosive dhe ka vendosur masa ku njerëzit mund të porosisin nga kodet QR, vetëm nga një distancë e caktuar, gjë që e ndalon që ky gabim të mos përsëritet në Kinë.