4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ravioli me spinaq dhe salcë salmoni

I preferoni raviolit dhe salmonin?! Ja një gatim origjinal që do ju shijojë së tepërmi

Përbërësit:

▪ 1 pako ravioli të freskëta të mbushura me spinaq dhe gjizë
▪ 300 gr salmon
▪ 2 lugë vaj ulliri
▪ 1 kokërr hudhër
▪ Pak verë e bardhë
▪ Kripë, piper
▪ Mente për dekorim

Përgatitja:

Në një tigan të thellë hedhim vajin me hudhrën. E gatuajmë këtë të fundit deri sa të marrë ngjyrë të kuqërremtë, dhe shtojmë salmonin e prerë në copa të vogla.

I përziejmë për dy minuta dhe më pas i shuajmë me verë të bardhë, si edhe me kripë dhe piper. E heqim nga zjarri dhe e kalojmë në blender duke krijuar një masë homogjene.

E lëmë salcën mënjanë, dhe gatuajmë raviolit duke i hedhur në ujë të vluar përreth pesë minuta. I ziejmë, më pas i kullojmë dhe i përziejmë me salcën e përftuar më sipër.

Kur e shërbejmë në tryezë, për dekor përdorim gjethe menteje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img