-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryeshefi i Termokos: Vitin e ardhshëm do të bëjmë planifikimin për zgjerimin e rrjetit në gjithë Prishtinën

Ngrohtorja e qytetit “Termokos” do të synojë shtrirjen e rrjetit në tërë Prishtinën, ndërsa është e kënaqur me pagesën nga konsumatorët. Këtë e ka bërë të ditur kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Fisnik Osmani.

Ndonëse aktualisht shtirjen e rrjetit e kanë në mbi 100 kilometra, Osmani synon që kjo të dyfishohet brenda një periudhe të shkurtër.

E sa i përket pagesave të konsumatorëve, Osmani është shprehur i kënaqur pasi siç thotë për “shërbimin cilësor që e marrin edhe janë të gatshëm të paguajnë qytetarët”.

Osmani ka thënë se gjatë vitit 2024, ngrohtorja e qytetit do të bëjë planifikimin për zgjerimin e rrjetit në gjithë Prishtinën.

“Brenda këtij viti, ‘Termokosi’ ka hyrë në trajektoren e qartë të zhvillimit të energjisë termike për Prishtinën edhe për shumë vitet e ardhshme. Vitin e ardhshëm, ne do të bëjmë planifikimin për zgjerimin e rrjetit në gjithë Prishtinën. Do ta caktojmë ngarkesën termike që i duhet Prishtinës për gjithë territorin e saj, do të caktojmë potencial resurse të reja të cilat do të mund të përdoreshin për ‘Termokosin’ dhe kemi plan që brenda kësaj analize të shohim mundësinë ose do të dalim të komunikojmë me qytetarë që shembull një lagje në Prishtinë afërsisht një periudhë të caktuar kohore kur ata do të mund të marrin shërbimet tona, një informatë e munguar deri tash për qytetarët e Prishtinës dhe këtë planifikojmë vitin e ardhshëm të japim këtë informatë, në mënyrë që ta vendosim ‘Termokosin’ në një projeksion të qartë për 10-15 vitet e ardhshme”, thotë Osmani.

“Ajo çka ne kemi besuar, ka qenë në projektin në të cilin e kemi pasur dhe kemi ofruar gjatë kësaj periudhe. Komuna e Prishtinës është pronare e ‘Termokosit’ dhe një vizion i qartë i Komunës dhe kryetarit Rama e ka garantuar një gjë të tillë, shto kësaj një punë e jashtëzakonshme e stafit që e kemi gjetur në ngrohtore. I shihni punëtorët tanë në intervenim 24 orë, në mënyrë që të mos na mbetet asnjë objekt pa ngrohje brenda periudhës optimale”, u shpreh Osmani.

E krahas zgjerimit të madh të rrjetit, Osmani thotë se defeket janë të pranishme. Por koha e riparimit thotë se është e shkurtër.

“E kemi pasur avarinë e fundit që janë të natyrshme, i kemi 100 kilometra rrjet në qytet, mbi 100 mijë qytetarë që po marrin shërbime prej nesh dhe avaritë e tilla ndodhin dhe koha e sanimit të kësaj avarie është brenda çdo suaze normale që mund të bëhet një sanim i tillë teknik”, thotë tutje Osmani.

Në fund, Osmani ka treguar edhe prioritetin që “Termokosi” e ka për vitin 2024.

“Në këtë periudhë kemi dëshmuar dhe kemi rritje 21 për qind të inkasimit që nënkupton që qytetarët e Prishtinës për shërbimin cilësor që e marrin edhe janë të gatshëm të paguajnë. Kur është e mjaftueshme pagesa është kur të bëhet 100 për qind por ajo është diçka që synojmë, mirëpo edhe tash ku jemi aktualisht jemi të kënaqur me këtë pjesë. Për vitin 2024 synimi jonë do të jetë i qartë: T’i ofrojmë Prishtinës alternativën dhe të dhënat e sakta se si do të mbërrijmë ta ngrohim gjithë Prishtinën në një periudhë disa vjeçare”, u shpreh Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img