Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’, “Vëllai i Madh” ka njoftuar vendimin e tij pas eskalimit të situatës mes Shqipes dhe Ganiut.
Dyshja kanë shkuar në nominim automatik për javën tjetër.
“Shqipe dhe Gani, të jetosh në një shtëpi me plot banorë të tjerë sigurisht që nuk është e lehtë, e dini mirë që kjo lojë ka në thelb rezistimin ndaj presionit, duke gjetur gjuhën e përbashkët dhe bashkekzistencë. Rasti i sotëm mes Shqipes dhe Ganiut ishte një prove e dështimit të bashkëjetesës në një shtëpi”, u tha në njoftim.
“’Vëllai i Madh’ ka analizuar me kujdes situatën, nga bullizimi i Ganiut, tek gjesti i papërshtatshëm i Shqipes, si reagim ndaj provokimeve.
Në konsultim të drejtpërdrejt me kompaninë e patentës ‘Banijay Group’, ‘Vëllai i Madh’ iu tërheqë vëmendjen për veprimet e sotme dhe për këtë arsye Ganiu dhe Shqipja shkojnë automatikisht në nominimin e javës tjetër, me paralajmërim strikt që veprimet e tilla mos të përsëritën më”, u tha tutje në njoftim.