13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

ASK ka një njoftim sa i përket çmimit të ndërtimit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e kostos së ndërtimit për tremujorin e tretë të vitit 2023.

Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë pati rritje për 0.4 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023.

Ndërsa krahasuar me vitin e kaluar, indeksi i kostos së ndërtimit pati rënie për -1,6 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0,4% në TM3 2023, krahasuar me TM2 2023. Rritje kishte te: kostot e tjera (1,3%); pagat (0,8%); dhe materialet (0,7%)”, thuhet në raport.

Ndërsa, rënie më të madhe kishte te: energjia 7,1%, makineritë 2,1% dhe transporti 1,8%.

“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rënie -1,6% në TM3 2023, krahasuar me TM3 2022. Rënie më të madhe kishte te: energjia -44,9%, transporti -8,1%, dhe te materialet -1,5%. Ndërsa, rritje pati te: makineritë 4,0%, kostot e tjera 3,3% dhe pagat 3,1%”, thuhet tutje në raportin e ASK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img