4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Teologu Flugaj: Feja islame nuk pranon asgjë të grabitur – as për bamirësi

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka kërkuar nga imamët e vendit që ligjëratën e sotme ta fokusojnë në ngritjen e nivelit të vetëdijes në popullatë pas rastit të fundit të plaçkitjes së armatosur të një argjendarie në Suharekë muajin e kaluar.

Kjo pasi pati deklarime nga të dyshuarit e këtij rasti se grabitjen e armatosur e kanë kryer për bamirësi.

Fitim Flugaj, teolog, ka thënë se Islami nuk e lejon asnjë formë të përvetësimit të pasurisë së huaj – madje edhe nëse preteksti është për bamirësi.

“Urdhri ka qenë nga Kryesia e BIK-ut për të gjitha xhamitë e Kosovës në mënyrë që të ngrihet niveli i vetëdijes nga popullata sepse asgjë që grabitet nuk mund të jetë për bamirësi dhe nuk është diçka që e lejon feja Islame. Përndryshe, ata që i arsyetojnë gjërat duke u mbështetur në fe, është e gabuar krejtësisht. Por, apeli që është çuar sot nga BIK ka të bëjë me mbështetjen e shtetit ku Kryesia e BIK kërkon nga e gjithë popullata e Kosovës që të mbështesin shtetin, të drejtën e shtetit dhe që ta konsiderojnë shtetin si një sakrificë që është krijuar nga sakrifica dhe gjaku i dëshmorëve, dhe shteti është i yni dhe jo siç pretendojnë nga disa ekstremistë që mendojnë se shteti është i tiranëve, dhe jo i yni. Kjo është shumë e gabuar”, theksoi Flugaj në një paraqitje në Info Magazine të Klan Kosova.

Ai theksoi se Bashkësia Islame edhe në të kaluarën ka bërë thirrje që të mbahen ligjërata të tilla nëpër xhamitë e vendit, e madje thotë se ato zakonisht bëhen për të parandaluar akte të tilla, e jo pasi të kryhen të njëjtat.

“BIK qëndron shumë herët në këtë drejtim të parandalimit dhe gjithmonë BIK i prin në mënyrë që të mos merret me pasoja, por nganjëherë kërkohet që edhe kur ndodh diçka të reagojë, të tregojë fuqishëm se BIK është kundër çdo akti të tillë i cili nuk ka të bëjë fare as me fe, e as me humanitet e as me njerzillëk. Prandaj, nuk është vetëm prononcim, por dënim i ashpër i akteve të tilla të grabitjeve të cilat arsyetohen në forma të ndryshme, e të cilat as që kanë bazë nga feja gjë që BIK në këto raste duhet patjetër të reagojë. Prandaj, kryesia e BIK-ut iu është drejtuar të gjithë imamëve që të informojnë të gjithë popullatën dhe ta ngritin vetëdijen te xhemati se akte të tilla nuk pranohen assesi që të kenë bazë për një humanitet apo ndihmë për të varfër, gjë që humaniteti duhet të bëhet nga pasuria e pastër që është fituar në mënyrë të drejtë e të ligjshme”, theksoi teologu Flugaj. /Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img