Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku kanë udhëtuar sot drejt Berlinit të Gjermanisë, shkruan Gazeta Express.
Atje kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).
Në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane.
Ndërkaq të dielën, do të takojë pjesëtarë të mërgatës në Gjermani./Express/