Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se komuna e Ferizajit do të bëhet me impiant për trajtimin e ujërave të zeza.
Murati përmes një postimi në facebook ka thënë se nga muji shkurt i këtij viti ka kërkuar nga BERZH që të na mbështesë në ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj. Ndërsa ka bërë të ditur se pas gati 10 muaj punë përgatitore nga ekipet punuese, kemi finalizuar draftin e marrëveshjes.
Tutje ka shtuar se ky projekt do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në ruajtjen e ambientit në komunën e Ferizajt dhe atë të Kaçanikut.
Postimi i plotë:
Ferizaj po bëhet me Impiant për Trajtimin e Ujërave të Zeza.
Në muajin shkurt të këtij viti, pata kërkuar nga BERZH që të na mbështesë në ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj.
Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se BERZH është përgjigjur pozitivisht, dhe pas gati 10 muaj punë përgatitore nga ekipet punuese, kemi finalizuar draftin e marrëveshjes dhe tani është gati për nënshkrim.
Ky projekt do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në ruajtjen e ambientit në komunën e Ferizajt dhe atë të Kaçanikut.