7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Apeli vërteton vendimin e Themelores për anulimin e vendimit të Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Departamentit Administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilin është aprovuar në tërësi kërkesëpadia e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës, ndërsa është anuluar si i kundërligjshëm vendimi i të paditurës- Qeveria e Republikës së Kosovës, për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të 23 nëntorit 2022, duke e lënë kështu në fuqi vendimin e 12 shkurtit 2020.

Departamenti Administrativ i Gjykatës Themelore në Prishtinë, me vendimin e 13 tetorit 2023, kishte vlerësuar se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë nuk mund të ulen gjatë mandatit të tyre, pasi që janë të drejta të fituara dhe të garantuara me ligj dhe si të tilla nuk mund të cenohen.

Ndaj vendimit të mëparshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë ankesë në afatin e përcaktuar ligjor kishte parashtruar pala e paditur Qeveria e Kosovës.

Mirëpo edhe Gjykata e Apelit ka gjetur se ankesa e Qeverisë është e pabazuar.

“Me aktgjykimin me numër AA.nr.845/2023 të datës 20.11.2023, ankesa e të paditurës u refuzua si e pabazuar, ndërsa aktgjykimi i ankimuar u vërtetua si i drejtë dhe i ligjshëm”, thuhet në vendimin e Apelit.

Sipas Gjykatës së Apelit nuk është kontestuese se vendimi i organit të paditur nuk është përmbajtjesor, ashtu si parashihet me dispozitat e cituara si më lartë të LPPA-së.

“Sipas vlerësimit të kolegjit në asnjë dispozitë ligjore nuk përcaktohet se në cilën formë duhet të ngritën pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, mirëpo përcaktohet me ligj se të njëjtat pavarësisht arsyes së rritje nuk mund të zvogëlohen, ashtu siç edhe është arsyetuar në aktgjykimin e ankimuar, ndërsa sa i përket vendimit nr…. i datës …, me të cilin janë ngritur pagat, i njëjti vendim nuk mund të kundërshtohet e as të ankimohet nga shkaku se i njëjti është vendim përfundimtar në procedurë administrative i njëjti është ekzekutuara dhe i njëjti vendim asnjëherë nuk ka qenë e as nuk është objekt shqyrtimi në këtë procedurë gjyqësore, andaj gjykata e shkallës së parë me të drejtë nuk është marrë me pretendimin e të paditurës lidhur me këtë çështje”, thuhet në vendimin e Apelit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img