2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Haliti për draft-statutin e Asociacionit: Duhet të diskutohet në Kuvend, nuk është kompetencë e Presidentes

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të mërkurën ka thënë se do t’i ftojë për takim partitë opozitare që të diskutojë në lidhje me draft-statusin e Asociacionit.

Ajo tha se me subjektet do të diskutoj në lidhje me komentet dhe vlerësimet sa i përket këtij drafti dhe se të gjitha ato komente të inkorporohen në përmirësimin e këtij drafti.

Mirëpo sipas një deputeti të PDK-së, nuk i takon Presidentes ta bëjë një ftesë të tillë.

Xhavit Haliti ka thënë që çështja e draft-statutit të Asociacionit duhet të diskutohet në Parlament.

Ai thotë që vendimet duhet të merren nga institucionet, e jo nga liderët.

“Mendoj që nuk është kompetencë e Presidentes për të diskutuar për këtë çështje, mendoj që këto çështje duhet të diskutohen në parlament, të diskutohen në komisione përkatëse dhe s’ka nevojë askush që njëri tjetrin me marr me të mirë. Është obligim kushtetues që të diskutohet secili variant në mënyrë transparente dhe të merren vendime jo nga liderët, por nga institucionet”, deklaroi aiPara një jave, Bashkimi Evropian u ka dorëzuar partive politike opozitare zyrtarisht draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.Atë propozim e ka parë edhe deputeti Xhavit Haliti.

Ai ka thënë që duhet të veprohet për interesin e përgjithshëm, dhe se takimi i paralajmëruar nga Presidentja, nuk mund të merren vendime për hatër të saj.

“Draftin e kam pa, jam dakord që të veprohet në përputhje me kërkesat që janë permanente që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive, të tjerat diskutohen gjatë dialogut dhe vendoset kur pjekën kushtet. Unë nuk besoj që ka me ju tregu diçka më shumë se sa e dinë të gjithë ata, dhe nuk e besoj që pse po i fton Presidentja në takim, mund të merren vendime për hatër të presidentes. Këto çështje janë çështje të interesit të përgjithshëm, dhe në përputhje me atë, duhet të veprojë qeveria, parlamenti dhe Presidentja si noterë mund t’i nënshkruaj materialet që i takojnë asaj”, deklaroi aiDeputeti u pyet nëse ka vend për kritika në draft-statutin e Asociacionit.

Haliti tha se duhet të plotësohen dëshirat e të dyja palëve.“Sigurisht ka në disa çështje por unë jam ithtar i asaj që në marrëveshje në këto raste nuk mund të plotësohen këto dëshira vetëm e njërës palë, por duhet të ketë një harmonizim të çështjeve”, deklaroi ai për FrontOnline.

Deri më tani ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar nga partitë opozitare për draft statutin e Asociacionit që e kanë pranuar tash e një javë.Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë treguar që sot pas mbledhjes së partisë do të dalin pikërisht për këtë çështje të flasin para mediave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img