4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Hill për dialogun: Të gjithë duhet të bëjnë disa lëshime për të marrë diçka

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka folur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e që si një kusht kyç konsiderohet njohja de facto e Kosovës.

Hill ka thënë se i gjithë procesi nënkupton që ju të jepni diçka dhe të merrni diçka.

“Në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor nevojiten marrëdhënie shumë më të mira mes vendeve. Për Serbinë çështja e Kosovës është shumë e vështirë, nuk kam nevojë t’ia shpjegoj askujt në Serbi. Por unë mendoj se i gjithë procesi nënkupton që ju të jepni diçka, por edhe të merrni diçka“, tha ai në një intervistë për mediat serbe.

Tutje ai ka thënë se formula e paraqitur nga Miroslav Lajçak, është e mirë për të dyja vendet.

“Formula e paraqitur nga i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak është një formulë e mirë. Serbët në veri të Kosovës duhet të kenë një perspektivë të qartë se si do të duket e ardhmja e tyre. Bashkimi i komunave serbe, për të cilin po negociohet, është një hap i qartë në këtë drejtim.

Në të njëjtën kohë, Kosova dëshiron një të ardhme ku mund të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare, e cila është gjithashtu pjesë e këtij procesi. Tani jemi në mes të negociatave dhe nuk dua t’i jap këshilla askujt, përveçse të them që të gjithë duhet të bëjnë disa lëshime për të marrë diçka. Unë mendoj se të gjithë e kuptojnë këtë“, ka deklaruar ai.

Gjatë ditës së djeshme, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha në Bruksel se ka progres në zbatimin e disa marrëveshjeve të arritura në dialogun ndërmjet të dyja palëve.

Ai e tha këtë gjatë debatit për zgjerimin të zhvilluar nga organizata “Miqtë e Evropës“.

Lajçak theksoi se e ardhmja evropiane e rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk mund as ëndërr të shihet pa normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është një çështje me rëndësi strategjike. Pa këtë normalizim nuk mund as të ëndërrojmë të ardhmen evropiane. Kemi progres kohëve të fundit në këtë drejtim. Së shpejti do ta mbyllim dosjen e energjisë, ka progres në çështjen e targave, në çështjen e personave të pagjetur, në çështjen e zgjedhjeve lokale në veri dhe në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve”, deklaroi Lajçak duke shtuar se ai është në kontakt të vazhdueshëm me palët për të vazhduar me zbatimin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img