Një aksident ka ndodhur sot mes dy veturave në Dobrushë të Istogut.
Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar katër persona, kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.
“Në Dobrushë të Istogut policia është informuar në orën 15:25 për aksident mes dy automjeteve, 4 persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital rajonal për trajtim, më pas janë liruar”, tha ai.