-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon gjykimi për këtë javë ndaj Thaçit e të tjerëve, vazhdon javën tjetër

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se ka përfunduar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së dhe të tjerëve për këtë javë dhe se do të rinis më 11 dhjetor, raporton Express.

Seanca e ardhshme do të mbahet javën tjetër, me fillim nga ora 09:00, ku do ta vazhdojë dëshminë dëshmitarja Sandra Mitchell.

“Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 11 dhjetor. Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë të hënën, më 11 dhjetor, në ora 09:00, kur dëshmitarja Sandra Mitchell pritet të vazhdojë dëshminë e saj”, thuhet në njoftim.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img