0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Keqpërdorimi i ujit – Dërgohet në prokurori një fabrikë për prodhimin e ujit

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë njofton se në një aksion gjithëpërfshirës në tërë zonën e mbulueshmërisë, e me efekt mos-keqpërdorimin e ujit, inspektorët rajonal të kompanisë, në kontroll dhe verifikim, kanë hasur në një keqpërdorues të madh, konkretisht një fabrikë për prodhimin e ujit me lokacion në rajonin e komunës së Pejës.

Bëhet e ditur se gjatë inspektimeve në perimetrin brenda hapësirave të fabrikës, janë gjetur e zbuluar dy lidhje ilegale, njëra Ø 100 dhe tjetra Ø 32 dhe se nga këto lidhje ilegale është konstatuar të jenë shkaktuar humbje të konsiderueshme të ujit të pijes.

Pas verifikimeve dhe fakteve nga ana e kompanisë, rasti procedohet në prokurori.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img