12.9 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Policia bastis shtëpinë e bosit të drogës në Pejë pasi u arrestua në Shqipëri

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e Princ Dobroshit, të njohur me nofkën “peshkaqeni”.

Gazeta Insajderi merr vesh përmes burimeve se Policia e Kosovës në bashkëpunim me atë të Gjermanisë kanë sekuestruar një veturë dhe disa pajisje teknologjike të të dyshuarit.

Këto burime i bëjnë të ditur Insajderit se ai është arrestuar para disa ditësh në Shqipëri.

I njëjti ishte prezantuar me identitet të rremë, si “Shkelqim Halitaj”.

Dobroshi ishte dënuar më herët për përfshirje në trafikun e drogës, gjegjësisht substancës narkotike heroinë. /Insajderi.org/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img