9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Aksion nga Inspektorati i kryeqytetit, gjoba për autobusët dhe taksitë që nuk respektojnë itinerarin e tyre

Inspektorati i Kryeqytetit ka ndërmarrë një aksion këtë të enjte për të kontrolluar taksitë e paautorizuar dhe autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre.

Kështu është bërë e ditur nga Inspektorati përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Po ashtu, njoftimit i janë bashkëngjitur edhe disa fotografi ku shihet se aksioni është zhvilluar në afërsi të stacionit të autobusëve në Prishtinë.

“Inspektorati i Kryeqytetit, përveç aktiviteteve të ndryshme ditore, sot ka vazhduar me aksionin e kontrolleve të taxive të paautorizuar dhe autobusëve që nuk respektojnë itinerarin e tyre dhe qarkullojnë edhe në brendi të kryeqytetit”, ka bërë të ditur Inspektorati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img