Myzafer Shala nga Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar shkarkimin e ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavi.
Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se është habi se pse akoma Nagavci është ministre pas rezultateve të fundit në PISA të Kosovës.
“Tashmë është bërë një kohë që kjo parti udhëheq qeverinë e Kosovës, në program kanë gjëra shumë të mira që përmenden në program mirëpo nuk ka veprime konkrete që shkojnë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në Kosovë, duke e parë këtë dhe duke parë problemet që i ka kjo si ministre që merret me gjërat që nuk i takojnë edhe që e shkel edhe Kushtetutën e vendit”.
“Cila është arsyeja që ajo të qëndrojë aty si ministre? Për ne është befasuese se si ajo akoma qëndron si ministre pas skandaleve që ka shkaktuar, edhe përderisa po i shohim se raportet se çfarë është duke ndodhur në bazë të asaj se çfarë ka nxjerrë programi PISA”, ka thënë Shala./Klankosova.tv