15 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori gjerman: Është e paimagjinueshme që NATO të sulmohet në Kosovë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është e paimagjinueshme mundësia që NATO të sulmohet në Kosovë.

Rohde tha se siguria e vendit duhet të plotësohet edhe me një proces aktiv politik.

Tutje, ai shtoi se Gjermania është angazhuar në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, në anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në propozimin franko-gjerman.

“NATO-ja është reaguesja e tretë me radhë, siç kemi mundur ta shohim në Banjskë, Policia e Kosovës është monituruar nga EULEX-i dhe KFORI dhe KFOR-i ishte në gatishmëri të plotë për të menaxhuar situatën, të cilën e lavdëruam publikisht qeverinë e Kosovës dhe policinë për profesionalizimin e tyre gjatë reagimit ndaj këtyre sulmeve terroriste. Edhe ju e përmendët, nuk pati vetëm trupa rezervë, Gjermania do të dërgojë edhe një grup ushtarësh në Kosovë dhe për mua është e paimagjinueshme që NATO të sulmohet në Kosovë. Por siguria duhet të plotësohet edhe me një proces politik aktiv. E përsëris, pasi që jam ambasador në Kosovë, adresa ime kryesore është qeveria kosovare. Dhe ne tani po avokojmë t’i bindim ata, që ne jemi partnerët tuaj dhe ju lutem keni besim në ne. Nuk mund ta themi se sa shpesh Gjermania është angazhuar, qoftë në procesin e liberalizimit të vizave, qoftë në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, në propozimin franko-gjerman, apo që këshilltarët specialë të vijnë këtu”, deklaroi Rohde në Tëvë1.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img