-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rezultatet e PISA-s, Lushaku-Sadriu: Me këtë qeverisje, Kosova rrezikon të dalë e fundit herën e ardhshme

Pas publikimit të rezultateve të testit “Pisa 2022”, ku Kosova nuk ka marrë ndonjë rezultat të mirë, pasi që ka pësuar rënie në rangim dhe përformancë, ka reaguar anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu.

Ajo ka thënë se nuk mund të ketë rritje të cilësisë në arsim, kur vet MASHT konstaton se 73% e klasave dhe 33% e shkollave në Kosovë,  nuk i plotësojnë kushtet për mbajtje të mësimit.

“Ia lanë fajin pandemisë për rezultatet në PISA, kur i kemi humbë 11 ditë mësimi. Po, me Qeverinë Kurti në fillimvitin shkollor 2022 pa pandemi, i kemi humbë 5 javë mësim e në fillimvitin 2023 i kemi humbur 4 javë pa libra.  Me këtë qeverisje, Kosova rrezikon me dalë e fundit herën e ardhshme”, ka shkruar Lushaku-Sadriu në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img