Armando Sadiku u bë protagonist në përballjen e javës së nëntë në kampionatin indian, teksa shënoi dy gola në barazimin 2-2 të skuadrës së tij Mohun Bagan ndaj Odisha.
Sulmuesi nga Elbasani arriti që të devijojë saktë një harkim që I erdhi nga e djathta, duke ngushtuar diferencën e golave në minutën e 58-të, ndërkohë që në kohën shtesë shmangu humbjen e ekipit të tij, duke realizuar sërish.
Formë e shkëlqyer e e sulmuesit 32-vjeçari, i cili u transferua në verë në kampionatin Indian, ku është përshtatur mirë dhe luan rregullisht. Sadiku u grumbullua në muajin qershor nga trajneri Sylvinho, ku u aktivizua për pak minuta në ndeshjen me Ishujt Faroe në transfertë.