9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ndalohet një grua, dyshohet se deshi ta sulmonte me thikë djalin e saj pesëvjeçar

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet rreth një rasti që dyshohet se ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

Një grua është ndaluar në mbajtje pasi dyshohet se ka dashur ta sulmojë me thikë djalin e saj pesëvjeçar.

Zëdhënësja e Prokurorisë Laureta Ulaj, tha për Klankosova.tv është iniciuar rasti për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

“Brenda afatit ligjor pritet të caktohet edhe masa e paraburgimit”, tha ajo për Klankosova.tv

U raportua se fillimisht gruaja në fjalë kishte tentuar ta godiste me karrigë fëmijen e saj.

E gjithë ngjarja u pa edhe nga gjyshi i fëmijës, i cili ka vendosur që të kërkojë ndihmë dhe ta denoncojë rastin në polici.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img