2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Rukiqi, LDK: Kryemashtruesi Kurti po luan kartën e popullizmit, qytetarët nuk kanë nevojë për lëmoshë, por për vende pune

Anëtari më i ri i LDK-së, Berat Rukiqi, vendimin e kryeministrit Albin Kurti, për ndarjen e 5 milionë eurove për familjet me asistencë sociale, në një postim në “Facebook”, Qeverinë Kurti e ka quajtur organizatë joqeveritare.

Postimi i plotë:

“Organizata Joqeveritare “Qeveria Kurti”

Kryemashtruesi, nën presion nga skandalet, me dështime në çdo fushe që i prek qytetaret e vendit dhe nën sanksione, i kthehet edhe njeherë kartës të popullizmit.

E ka shëndrruar qeverisjen në nivelin e një organizate që shpërndan ndihma.

Duhet të ja rikujtojmë prapë, që me ndihma nuk ka zhvillim e as punësim. Mbi 26,000, është numri i qytetareve, që i janë shtuar listës të të varfërve, ne dy vite të qeverisjes të Lëvizjes Vetevendosje.

Qytetarët nuk kanë nevojë për lemoshë. Kanë nevoje për vende pune, si dhe jetë të përballueshme dhe të dinjitetshme”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img