Sot po zhvillohen homazhe në nder të aktorit të njohur shqiptar, Mirush Kabashi, i cili ndërroi jetë dje pas një sëmundjeje të rëndë. Homazhet po mbahen në Muzeun Historik Kombëtar, nga ora 10:00 deri në 13:00.
Në shenjë respekti për aktorin, në homazhe kanë marrë pjesë artistë të njohur, kolegë të Kabashit, të afërm, dashamirës dhe përfaqësues të politikës shqiptare.
Vajza e tij, artistë të njohur, dashamirës të artit të tij kanë dhënë mesazhe për kontributin e paçmuar në teatër e kinematografi, por dhe si interpretues i shkëlqyer i poezisë shqiptare.